Çiklisti Qëndrim Guri pëson aksident në Rio

16 Gusht 2016 - 21:21      

Çiklisti kosovar Qëndrim Guri është përfshirë në një aksident rrugor në Rio de Janeiro.

22-vjeçari, sipas “DailyMail”, është goditur nga një veturë teksa ngiste biçikletën e tij në “Avenida das Americas”, autostrada më e madhe në zonën perëndimore të Rios, sot rreth orës 14:00 në kohën lokale në Brazil.

Sipas raportimeve, Guri ishte dërguar menjëherë në emergjencë, por pas kontrollimit u tha nga mjekët se gjendja e tij është stabile.

Garën e tij në Lojëra Olimpike, Guri e përfundoi më 6 gusht, por ka shfrytëzuar mundësinë për të vazhduar me ushtrime në këto lojëra edhe pse është eliminuar.

Anëtarë të Komitetit Olimpik të Kosovës kanë konfirmuar për KTV-në aksidentin e Gurit. “Ai është goditur nga një veturë, është në spital duke marrë trajtim mjekësor dhe shpejt pritet të lirohet”, thuhet në konfirmim.

“Gjatë stërvitjeve të rregullta dhe të përditshme, sot është goditur nga një makinë dhe është dërguar në spital, ka gërvishtje në fytyrë dhe dy dhëmbët e parë të lëkundur ose thyer! Me të është shefi i misionit, Eugen Saraçini. Më kanë informuar se do ta kthejnë në fshat për trajtim të mëtejmë”, ka deklaruar për KTV-në, Besim Hasani, kryetar i KOK-ut.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...