Feniksi arrin në Andorra

16 Gusht 2016 - 16:58      

Skuadra kampione e Kosovës në futsal, Feniksi nga Drenasi, ka mbërritur në Andorra, aty ku në kuadër të Grupit H të mërkurën, do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për në Ligën e Kampionëve.

Me fillim nga ora 18:00, Feniksi do të përballet me ekipin nga Anglia, Oxford City Lions.

Kampioni i Kosovës tashmë i ka kryer të gjitha përgatitjet për një paraqitje sa më dinjitoze të Kosovës në këtë garë ndërkombëtare, ndërsa në radhët e veta ka transferuar lojtarë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.

Nga vendi vetëm për kualifikime, ekipit të Feniksit i është bashkuar Ramadan Alaj, lojtar i ekipit nënkampion të Kosovës, Liburnit. Pjesë e ekipit është edhe Azem Ibrahimi, që vjen nga klubi çek, Benago.

Ndërkohë, nga arena ndërkombëtare janë transferuar portieri Cristiano, pastaj lojtar të tjerë kualitativë si Marcel Rodek, Michal Belej dhe Marcelo Reis.

Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e ekipit, ku timonier do të jetë Beni Simitciu, trajner i ekipit të Benagos në Çeki, i cili njëherësh është i licencuar edhe me licencë të UEFA-s e FIFA-s.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...