16 Gusht 2016 - 12:12
18-vjeçari, i cili iu bashkua akademisë së të rinjve të Cityt më 2013 nga Sporting Gijon, ka kontratë me klubin anglez deri në qershor, 2017.
“Deportivo Alaves ka siguruar shërbimet e Manu Garcia, një i ri premtues nga Manchester City. Futbollisti i talentuar vjen në klub në formë huazimi për një sezon dhe me shumë entuziazëm për të dëshmuar talentin e tij në La Liga Santander”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Edhe City ka konfirmuar këtë transferim përmes llogarisë në Twitter. “Manu Garcia i është bashkuar skuadrës së La Ligas, Alaves, për një sezon... Paq fat Manu”, shkroi City në Twitter.
Alaves, në sezonin 2015-16 siguroi vendin e parë në divizionin e dytë në Spanjë dhe do të luajë në La Liga pas një pritjeje 10 vjeçare. Skuadra baske e nis sezonin kundër Atletico Madridit në stadiumin Vicente Calderon të dielën.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...