16 Gusht 2016 - 11:07
Njëzet minuta para se Bolt të fitonte për herë të tretë rresht titullin olimpik në 100 metra sprint, jug-afrikani vrapoi me një temp të jashtëzakonshëm duke fituar të artën në 400 metra vrapim dhe duke thyer rekordin 17-vjeçar të amerikanit Michael Johnson, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Van Niekerk vrapoi me kohë 43.03 sekonda, ndërsa rekordi i Johnsonit ishte 43.18 sekonda.
Ishte rekordi më i vjetër në sprint te meshkujt - Bolt i ka rekordet në 100 dhe 200 metra - dhe një që shumë menduan se nuk do të thyhej kurrë.
“Unë besoja se është e mundur”, ka thënë 24-vjeçari. “Unë jam i lumtur që gjërat shkuan siç planifikova. Ende jam i tronditur, po më duket shumë joreale”.
Arritja e Van Niekerkit ishte edhe më e jashtëzakonshme me faktin se në finalen në Lojërat Olimpike “Rio 2016” të dielën ai vrapoi nga korsia e tetë, ku është e pamundur të shohësh ndonjë rival.
“Unë nuk besoj se ndonjë atlet do të donte të ishte në korsinë e tetë, por e kam zbuluar se ka avantazhe siç ka disavantazhe. Ke mundësinë perfekte që të futesh sikur je në stërvitje dhe të shkosh sa më fort që të jetë e mundur”, ka thënë Van Niekerk... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...