Foto: Koha

Gjashtë vendet që në Rio fituan për herë të parë të artën

16 Gusht 2016 - 10:33      

Lojërat Olimpike “Rio 2016” kanë sjellë rezultate shokuese, ndërsa gjashtë vende kanë fituar për herë të parë medalje të artë olimpike.

Fitorja e Monica Puig ndaj tenistes numër dy në botë Angelique Kerber, të shtunën, ka dërguar valë shoku në botën e tenisit dhe i ka sjellë Porto Rikos medaljen e parë të artë olimpike, por ajo nuk është e vetmja që ngriti në krye të podiumit vendin e saj, shkruan Rio2016.com, transmeton “Koha Ditore”. Deri më tash në Rio, në total gjashtë shtete fituan për herë të parë medalje të artë olimpike.

Monica Puig - Porto Riko

Tenistja 22-vjeçare Monica Puig, titullin e vetëm ndërkombëtar në WTA Tour më herët e kishte në një turne në Strasburg në vitin 2014. Por ajo shokoi të gjithë në “Rio 2016”. Në finale mposhti gjermanen Kerber me 2:1 në sete (6:4, 4:6, 6:1).

Puig jo vetëm që i ka sjellë Porto Rikos medaljen e parë të artë olimpike, por është edhe femra e parë nga ky vend që ka fituar ndonjëherë medalje olimpike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...