Foto: Koha

Telashet “olimpike” të shenjëtarëve

16 Gusht 2016 - 09:49      

Shenjëtarja Urata Rama ishte sportistja e parë e Kosovës që garoi në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Ajo garoi më 6 gusht, në ditën e parë të garave në “Rio 2016”, që po zhvillohet ende.

Por Rama ishte e fundit prej sportistëve kosovarë që arriti në Rio. Ajo ishte e shoqëruar nga kryetari i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës (FSHSK), Ali Pllana, që e luajti rolin e trajnerit në ngjarjen më të madhe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për dallim nga sportistët tjerë Rama e Pllana në Rio të Brazilit arritën vetëm një ditë para garës në 10 metra me pushkë ajrore. Rama në këtë disiplinë u rendit e 48-ta prej 51 garuesve.

Arritja vetëm një ditë para garës, pas një udhëtimi plot vështirësi, sipas Pllanës dëshmon për tretmanin që ka pasur ekipi i shenjëtarisë nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Pllana, të hënën nga zyra e tij në Shtëpinë e Sporteve, ka lëshuar akuza të shumta në drejtim të KOK-ut për trajtim jo të mirë para dhe gjatë garave në Lojëra Olimpike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...