BIBL-ja konfirmon Trepçën si anëtare të re

16 Gusht 2016 - 08:50      

Trepça e Mitrovicës do të luajë në edicionin e ri të Ligës Ballkanike në basketboll (BIBL). Këtë e ka konfirmuar të hënën vetë Liga Ballkanike në sajtin e saj zyrtar.

Do të jetë hera e parë që Trepça do të luajë në një garë ndërkombëtare, shkruan sot “Koha Ditore”. Në Ligën Ballkanike, edicionin e kaluar ishin tri skuadra kosovare, ndërsa me përfshirjen e Trepçës numri pritet të rritet në katër.

“Liga Ballkanike ruan traditën dhe si zakonisht do të ketë një ardhje të re në familje - KB Trepça e Mitrovicës së Kosovës. Menaxhmenti i klubit ishte në kontakt të afërt me Ligën për një muaj e gjysmë dhe janë diskutuar të gjitha kushtet dhe mundësitë për të dyja palët për një pjesëmarrje eventuale. Trepça dhe Mitrovica janë të njohura për traditën në fushën e basketbollit. Në dekadën e kaluar klubi ka pasur gjithnjë vendin në pozitat lidere në renditjet e Kosovës dhe tani ka bërë një hap të rëndësishëm për të lëvizur përpara dhe për të provuar skenën ndërkombëtare”, shkruan në sajtin e BIBL.

Trepça pas luftës ka fituar tre tituj të Kosovës, dy të parët dhe një tjetër në vitin 2012. Ka fituar disa herë edhe Kupën, ndërsa thuajse gjithnjë luan në plejof... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...