“Zipline” ofron aventurë të re në Bjeshkët e Rugovës [video]

15 Gusht 2016 - 23:54      

Me një gjatësi prej 640 metra dhe një pune aktive rreth njëvjeçare për t’i rregulluar kushtet në këtë ambient, tash e një javë ka filluar një aventurë e re në kuadër të sportit ekstrem në Kosovë.

Bjeshkët e Rugovës përpos aktiviteteve të tjera malore, tani më kanë edhe një risi tjetër, është ZIPLINE e cila i ofron turistëve një aventurë të re dhe të shpejtë për ta ndjerë natyrën nga afër. 

Ky projekt është financuar nga Qeveria e Zvicrës.

Me lartësi afër 55 metra dhe me një shpejtësi rreth 50 km/h, Zipline i ofron një turisti adrenalinën dhe pamjen madhështore të bjeshkëve. 

“Në shumë shtete është i popullarizuar dhe me ndihmën e Qeverisë zvicerane dhe Komunës së Pejës, arritëm që me punë dhe vullnet t’i përfundojmë punimet dhe kushtet për këtë lloj sporti ekstrem” thotë i pari i klubit “Marimanga”.

Ai u shpreh i kënaqur me interesimin e turistëve dhe beson që kjo nuk do të jetë risia e fundit në këto male.

Në kuadër të Zipline, klubi ‘Marimangat’ i cili daton që nga viti 2002, merret edhe me organizime të tjera malore e deri te ato më ekstremet.

Zipline më herët është përdorur për transport në terrene të vështira, por tani ajo ka marr kahe krejtësisht tjetër, atë të turizmit dhe të adrenalinës.

Gjatësia e shtegut në Rugovë është modeste në krahasim me shtigjet të tilla që ekzistojnë në vende tjera, ku ndër to rekordin e mban Meksika me gjatësi 2545 metra.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...