15 Gusht 2016 - 19:39
De Biasi gjithashtu pretendon se Rashica e kishte gënjyer, pasi i kishte konfirmuar atij se do qëndronte edhe më tutje në kombëtare.
Tekniku italian ka folur për mediumin sportiv shqiptar “Supersport” pas largimit të Rashicës drejt Kosovës dhe ndjen keqardhje pasi e shihte atë si pikë kyçe për kualifikueset e Botërorit të ardhshëm.
“E dija prej ditësh vendimin e Rashicës. Më vjen keq pasi e shihja si pikë kyçe për kualifikueset e botërorit”, tha De Biasi për Supersport. “Arsyeja e largimit? Ndoshta i ka mbetur qejfi që nuk erdhi në Evropian, ndoshta dikush e ka nxitur të largohet. Më vjen keq për tifozët që e donin në skuadër”.
Më tej, De Biasi ka thënë se mesfushori nga Vushtrria ia kishte konfirmuar atij disa herë në stërvitje se do të qëndronte në kombëtaren shqiptare edhe më tej.
“Kam biseduar me të disa herë në stërvitje dhe ia kam thënë se ai është shumë i rëndësishëm për kualifikueset e botërorit. Edhe ai më ka konfirmuar se do të qëndrojë”, ka thënë De Biasi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...