15 Gusht 2016 - 16:17
Rashica që ishte pjesë e kombëtares shqiptare në kualifikimet për Euro 2016, ka njoftuar se nuk e ka pasur të lehtë vendimin, por ky vendim ishte i duhuri sipas tij sepse ai ka lindur dhe është rritur në Kosovë.
Ai po ashtu ka përsëritur edhe njëherë krenarinë që ka që luajti për Kuqezinjtë dhe se përherë do të jetë i vënë pas qëndrimit për një kombëtare të përbashkët.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Mbasi para disa diteve informova presidentin e F.SH.F-se sic edhe tranjerin e kombetares, dua te ju vej ne dijeni per vendimin qe kam marr, per te luajtur ne te ardhmen me përfaqësuesen e Kosoves.
Nuk e kisha te lehte per te vendosur. Pasi nje kohe te gjate kam luajtur me grup moshat e Shqiperise si edhe me Kombetaren e cila ka perfaqsuar te gjithe Shqiptaret – mbrenda dhe jashte trojeve. Ky vendim nuk eshte nje vendim kunder Shqiperise. Me teper eshte nje zgjedhje per Kosoven, mbasi une aty kam linde dhe jam rrit. Une dua qe ne hapat e pare te Përfaqësueses se Kosoves te jap kontributin tim. Ky vendim me siguri nuk do te ju pelqej te gjitheve. Shpresoj qe te kete nje mirekuptim nga anet e tifozve dhe drejtuesve te F.SH.F-se.
Deshira ime personale do ishte qe nje dite te kishim nje kombetare te perbashket dhe une te isha pjese e saje. Per arritjen e kesaj endrre duhet te punojm te gjithe Shqiptaret se bashku.
Ju falenderoj te gjithe tifozve Shqiptar per mbeshtetjen! Jam krenar qe pata mundesin per te luajtur me ngjyrat „Kuq e Zi“.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...