15 Gusht 2016 - 09:03
Januzi 28-vjeçar është kthyer pas nëntë vitesh e gjysmë në futbollin e Kosovës. Ai ishte larguar në fillim të vitit 2007 për te Vorskla Poltava në Ukrainë, për të cilën skuadër luajti deri në fund të edicionit 2015/16, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në Vorskla kishte kaluar nga Kosova e Vushtrrisë, ndërsa është kthyer te Prishtina, këtë verë.
Të shtunën në Pejë, Januzi u aktivizua në minutën e 65-të, ndërsa në minutën e 71-të shënoi gol nga distanca, me ndihmën e një mbrojtësi që devijoi pak topin.
Me golin e Januzit, Prishtina fitoi 2:1 ndaj Ferronikelit dhe fitoi Superkupën e Kosovës. Prishtina kishte kaluar në epërsi 1:0 me golin e Endrit Krasniqit, ndërsa shifrat i kishte barazuar Behar Maliqi nga penalltia... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...