Cana: Do të jem tifozi i parë i Kosovës dhe i Shqipërisë

15 Gusht 2016 - 00:03      

Lorik Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare në futboll, ka deklaruar se pret që Kosova shumë shpejt do të ketë sukses në arenën ndërkombëtare.

Cana thotë se pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA janë hapur rrugët që talentet kosovarë të tregojnë fuqinë dhe të çojnë përpara futbollin kosovar.

Ai ka deklaruar se pas pranimit me të drejta të plota të Kosovës në futbollin ndërkombëtar, vendit i duhet punë dhe durim sepse fillimi është i vështirë.

“Do të jem tifozi i parë i Kosovës dhe i Shqipërisë. Me rëndësi që të kemi sukses. Do të vij në Prishtinë për të parë Kosovën. Duhet kohë, por është fazë e mirë që duhet të punojmë”, ka thënë ai duke shtuar se do të mbetet përherë mbështetës i një kombëtareje të përbashkët.

“Kosova ka kualitetet. Veç me e pa faktin se sa futbollistë nga Kosova jemi në ekipin kombëtar të Shqipërisë. Të shohim edhe të tjerët në përfaqësuese tjera. Kosovarët tani po luajnë edhe në klube të mëdha evropiane. Talentet vetëm po shtohen”, ka deklaruar ai në një intervistë për Sportin Total në KTV.

Cana, që është pjesë e Nantesit në Francë, ka edhe një vit kontratë me klubin francez por thotë se nuk e di akoma ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

“Jam në bisedime me disa klube. Shumë kam kthyer mbrapsht edhe mosha të detyron të mendosh më shumë. Po pres deri në fund të merkatos së rregullt për të vendosur se çfarë është zgjidhja më e mirë dhe atë do të vendosi me familjen time”, ka shtuar ai.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...