Kuka thotë se në “Tokio 2020” do të jenë katër xhudistë nga Kosova

14 Gusht 2016 - 23:19      

Driton Kuka, trajneri i Majlinda Kelmendit, që ia solli Kosovës medaljen e parë të artë në Lojëra Olimpike, me triumfin në kategorinë deri 52 kilogramë në xhudo në “Rio 2016”, thotë se ekipi i tij menjëherë do të nisë punët për garat e ardhshme.

Ai ka përsëritur kërkesën e tij që xhudo të shpallet interes nacional dhe nëse kjo realizohet, sipas tij, në Lojërat Olimpike të ardhshme “Tokio 2020” do të jenë katër xhudistë nga Kosova.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë. Jemi duke e rritur ekipin. Kemi ekip më të madh të identifikuar në mënyrë serioze. Kam kërkuar që xhudo të shihet interes nacional që të kemi program më serioz. Duhet të kemi njerëz rreth vetes sepse nëse rritet numri i garuesve do të duhet të kemi një shtab. Nëse bëhen këto besoj se do të kemi katër garues me normë olimpike”, ka deklaruar ai për KTV-në, pas arritjes në lagjen e tij në Pejë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...