14 Gusht 2016 - 21:55
Distria, që ishte pjesë e ekipit kosovar në Brazil thotë se fillimisht do të vazhdojë të garojë në të njëjtën kategori me Majlindën, atë deri 52 kilogramë, dhe më pas do të vendosë ku të vazhdojë për kualifikimet për Lojërat Olimpike të ardhshme.
Në “Tokio 2020” ajo thotë se shpreson të marrë pjesë dhe të kthehet me medalje në Kosovë.
“Kam pas fatin që i kam ndihmuar në përgatitje dhe jam e lumtur që fitoi sepse ajo e meritoi. Jam inspiruar shumë sepse nëse ajo mundet mundem edhe unë. Edhe dy vjet do të vazhdojmë në kategorinë deri 52 kilogramë. Pas dy vjetësh do të shohim e do të vendosim. Shpresoj që të marr pjesë në Tokio 2020 dhe shpresoj të fitoj një medalje”, ka thënë ajo për KTV-në.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...