14 Gusht 2016 - 19:56
21-vjeçari debutoi te Unitedi nën urdhrat e Moyesit në sezonin 2013-14, por nuk gjeti vend në sezonin pasardhës nën urdhrat e Louis van Gaalit.
Januzaj ishte huazuar sezonin e shkuar edhe te Dortmundi, ndërsa Jose Mourinho, trajneri i ri i “Djajve të Kuq” ka vendosur ta largojë edhe për një sezon nga “Old Traffordi”.
“Moyes ishte kryesori që më solli këtu dhe e vlerësoj mundësinë sepse dua të tregoj se çfarë jam në gjendje të bëj. Detyra ime është të shënoj gola dhe të asistoj. Tifozët vijnë në stadium për t’u kënaqur me futboll dhe të shikojnë futbollistët që luajnë futboll dhe unë dua të jem një nga ata lojtarë që dua t’i bëj të lumtur”, ka deklaruar Januzaj për faqen e klubit.
Januzaj debutoi me Sunderlandin të shtunën në humbjen nga Manchester City 2 me 1.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...