Liverpooli fiton dramën ndaj Arsenalit

14 Gusht 2016 - 18:52      

Liverpooli ka fituar 4 me 3 ndeshjen e zjarrtë ndaj Arsenalit në “Emirates” në xhiron e parë të Premier Ligës.

“Topçinjtë” ishin të parët që shënuan në ndeshje. Theo Walcott shënoi në minutën e 31-të, një minutë pasi humbi penaltinë.

Rezultati u barazua nga Philippe Coutinho që shënoi supergol në minutën e 45-të nga gjuajtja e lirë.

Adam Lallana dhe Philippe Coutinho realizuan dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë, për të dyfishuar epërsinë e Liverpoolit. Në minutën e 63-të, Sadio Mane shënoi supergol për 4 me 1.

Kur mendohej se Arsenali do të pësonte debakël në start të sezonit, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Calum Chambers shënuan për të ngushtuar rezultatin në 4 me 3, por që golat e tyre nuk mjaftuan për të siguruar pikën e parë në ndeshje.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, takimin e nisi në minutën e 67-të dhe 20 minuta më vonë u ndëshkua me karton të verdhë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...