Foto: Reuters

Atleti britanik rrëzohet, ngrihet dhe fiton të artën

14 Gusht 2016 - 12:25      

Britaniku Mohamed Farah i mbijetoi një rrëzimi të hershëm në pistën e atletikës, duke ia dalë të ringrihej me më tepër forcë për të mbrojtur medaljen e artë në garën e 10 mijë metrave për meshkuj, në Olimpiadën e Rio de Janeiros.

Në një paraqitje teknike të denjë për librat e atletikës, sportisti me ngjyrë preu “finish”-in i pari, ndërsa u bë britaniku i parë që fiton 3 tituj olimpikë, ndërkohë që mbetet favorit për garën e 5 mijë metrave fundjavën që vjen.

Sportisti i lindur në Somali, por i natyralizuar britanik, Farah u pengua duke u rrëzuar në pistë, por lejoi shumë pak parakalimin e amerikanit Rup, pasi ia doli të rimerrte vendin që i takon, ndërsa mbylli garën në 27 minuta e 5 sekonda. Keniani Pol Tanui doli i dyti, ndërsa etiopiani Tola mori medalje bronzi.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...