Mammarella, portieri i madh i futsallit

14 Gusht 2016 - 12:09      

Stefano Mammarella ishte vetëm gjashtëvjeçar kur trajneri i tij i tha qartë. “Mammarella, ke një prapanicë tepër të madhe, kështu që shko në portë”.

I riu bëri atë që i tha trajneri dhe tifozët italianë janë falënderues për këtë, shkruan Fifa.com, transmeton “Koha Ditore”. Pas dy dekadave e gjysmë përparim të vazhdueshëm në portë, falënderues ndaj ish-trajnerit është edhe vetë Mammarella.

“Trajneri im i vjetër është gjithmonë i lumtur kur më sheh. Disa vjet më parë ai më kërkoi që të vizitoj akademinë e futbollit dhe të takohem me fëmijët”, thotë portieri 32-vjeçar.

Momenti i dytë i madh në karrierën e portierit të talentuar erdhi kur ai ishte 15-vjeçar. Mammarella vendosi që të linte futbollin dhe të koncentrohej në futboll të sallës, të njohur si futsall.

Mammarella lojën e luajtur në fushë më të ngushtë dhe në ambient të mbyllur e pati më të përshtatshme dhe vazhdimisht përparoi.

Pasi debutoi me Përfaqësuesen e Italisë në futsall në vitin 2008, ai fitoi “Dorezën e Artë” që iu dha portierit më të mirë të Kampionatit Botëror të futsallit të vitit 2012, i mbajtur në Tajlandë. Dy vite më vonë, ai ndihmoi bashëlojtarët e tij drejt titullit të Evropës në Belgjikë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...