Foto: Reuters

Pritja e madhe për olimpisten e artë, Majlinda Kelmendi

14 Gusht 2016 - 08:23      

Fituesja e Medaljes së artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendi sot pasdite kthehet në Kosovë.

Xhudistja jonë që tashmë ka bërë historinë e re, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, ku Kosova për herë të parë ishte pjesë e ngjarjes më të madhe sportive në planet, rreth orës 18:00 pritet të zbres në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’”, transmeton KosovaPress.

Majlinda Kelmendi bashkë me ekspeditën e Kosovës, do të priten në mënyrë institucionale, ndërkohë, që qytetarët të shumtë janë gati të presin medalisten tonë në mënyrë madhështore.

Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit të Kosovës (MKRS), përmes një njoftimi ka konfirmuar se ekspedita e Kosovës do të pritet në mënyrë institucionale. Në pritjen e Majlindës do të jenë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, familja e Majlinda Kelmendi, Ministri i Sportit, Kujtim Shala si dhe zyrtar të tjetër shtetëror.

Kjo është agjenda për pritjen e Majlindës:

Pritja zyrtare e Majlinda KELMENDIT, Fituse Olimpike e Medaljes së Artë në Xhudo “RIO 2016”në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari - Prishtinë

17:40 – 18:00 Arritja: Adria Airways Frankfurt – Prishtinë.

18:00 – 18:10 Pritja:

Z. Isa MUSTAFA - Kryeministër i Republikës së Kosovës,

Familja e Majlinda Kelmendit

Z. Kujtim SHALA - Zv. Kryeministër dhe Ministër i MRKS-së

Znj. Vlora DUMOSHI – Shefe e Stafit të Kryeministrit

Z. Shasivar HAXHIJAJ - Nënkryetar i Komitetit Olimpik

Z. Sokol HAVOLLI – Shef i Kabinetit të Kryeministrit

18:10- 18:30 Salloni VIP 1

18:30 – 19:00 Konferenca për medie

19:00 - 19:30 Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari për në Prishtinë.

19:30 – 20:30 Parakalimi i Majlinda KELMENDIT me autobus të hapur nëpër sheshet e Kryeqytetit.

20:30 – 21:30 Nisja për në Pejë.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...