Si përfundoi përballja e parë sportive Kosovë-Serbi

13 Gusht 2016 - 23:52      

Kampioni aktual i Kosovës në streetball, Che Bar, ka hapur edicionin e 5-të të Bucharest Challenger duke u përballur me ekipin numër një në botë , Novi Sad Al Wahda nga Serbia.

Che Bar e përbërë nga Fikret Shatri, Finsik Juniku, Albatrit Berisha dhe Etnik Peci, pësuan disfatë nga me rezultat 21:10 nga kampionët e botës, të udhëhequr nga lojtari numër një në botë, Dushan Domoviq Bulut dhe tre lojtarë të tjerë që janë të ranguar në mesin e top 5 lojtarëve më të mirë në botë, transmeton Koha.net.

Megjithatë, Che Bar është këndellur shumë shpejtë duke e mposhtur me rezultat minimal 15:14, ekipin vendas, Scoala Veche,i që ka dominuar sivjet skenën e streetballit rumun dhe është kampione aktuale.

Një sukses tjetër sonte, ka arritur edhe Fisnik Juniku që në garën atraktive për tri pikë ka shënuar rezultatin më të mirë duke realizuar 8 treshe nga 10 tentime dhe është kualifikuar për në finalen e nesërme.

Ndeshjen e fundit dhe vendimtare për kualifikim në çerekfinale, kampionia e Kosovës në streetball do ta zhvillojë nesër me skuadrën vendase, Team Bucharest, lojtarët e të cilës skuadër kishin ndihmuar Rumaninë që të fitoj titullin e kampioni të Evropës për kombëtare para dy viteve ( FIBA 3x3 European Championship 2014).

Kjo ndeshje zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16, sipas kohës tonë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...