14 Gusht 2016 - 09:42
Është ky Besim Braha, i cili shihet ende si ikonë e klubit mitrovicas nga adhuruesit e basketbollit, në veçanti nga tifogrupi “Torcida”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Braha ka tashmë disa vjet që është tërhequr nga basketbolli aktiv, por gjithmonë qëndron pranë klubit. Fillimisht si drejtor sportiv, ndërsa së fundi po e bën punën e drejtorit të përgjithshëm.
“Më kanë lidhur shumë gjëra me Trepçën dhe për këtë arsye nuk jam larguar nga klubi prej vitit 1999, kur jam kthyer në të. Gjithmonë jam ndier mirë te Trepça, qoftë si lojtar apo tash si zyrtar”, shprehet Braha.
Braha thotë se është emocionalisht i lidhur me Trepçën dhe se do të vazhdojë të japë kontributin e tij për klubin në mënyra të ndryshme. Ai në fund të edicionit 2007/08 i ka dhënë fund karrierës aktive dhe menjëherë në edicionin e ardhshëm është inkuadruar në strukturat udhëheqëse të klubit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...