
14 Gusht 2016 - 09:20
Majlinda e artë – e preferuara e mediave ndërkombëtare
Historia e fitores së Majlinda Kelmendit për Kosovën është më e bukura e këtyre Lojërave Olimpike. Të gjithë ata që e kanë parë luftën e saj në Arena Carioca dhe të tjerë që janë bërë pishman që s’kanë mundur të jenë aty e kanë kërkuar intervistën e saj në ditët në vazhdim. Dhe menjëherë në rrjetin më të madh televiziv – CNN, shkruan për “Kohën Ditore” nga Rio, gazetari i Grupit KOHA, Xhemajl Rexha.
Në studion në Copacabana Majlinda ka folur për televizionin më të madh të lajmeve në botë. Ka treguar rrjedhshëm rëndësinë e fitores së saj të madhe. Prezantuesi i njohur sportiv, Don Riddell, e ka parë medaljen nga afër, e siç ka treguar Majlinda më vonë i gjithë stafi është impresionuar me thjeshtësinë e një medalisteje të artë.
“You’re so smart” (Je kaq e mençur), i kanë thënë mes tjerash... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...