Kioska e yjeve

14 Gusht 2016 - 08:50      

Dikush e ka kryer mëngjesin në shtëpi, dikush porsa ka ngrënë në tavolinën e vendosur në hijen e shelgut. I fundit u bashkohet shokëve Halim Selmanaj, lojtar i klubit gjakovar të futsallit, Liburni.

Afër tij, në karrigen pa shpinore, ulet e çohet Bajram Murturi, nikoqiri i ndejës në hapësirën e blertë publike “Te Rrethi”, në hyrje të kryeqytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të dielave i bie më pak të bëjë ecejake deri te kioska e tij. Ka më pak myshterinj. Megjithatë, nuk i zihet vendi-vend. Mysafirëve u ka shërbyer pije në tasa plastike. Makiaton e ushqimin i porosit me telefon te qebaptoret afër.

Shumë shpejt Selmanajt i vijnë qebapët dhe sallata. Murturi sigurohet ndërkohë që të përzgjedhurit e tij t'i kenë të pastruara e të thara fanellat me të cilat do të zbresin pasdite në fushën e betontë në Roganë. Luhet finalja e turneut tradicional për nder të dëshmorëve Selver e Emin Kryeziu... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...