Luiza Gega paraqitet dobët në "Rio 2016"

13 Gusht 2016 - 16:39      

Luiza Gega nuk u paraqit mirë në baterinë e dytë të garës së 3000 metrave me pengesa.

Atletja shqiptare e përfundoi garën me kohën 9 minuta, 58 sekonda e 49 të qindtat, shumë prapa fitueses së baterisë, Beatrice Chepkoech e Kenias (9:17:55).

27-vjeçarja, e fundit nga shqiptarët në këtë Olimpiadë, kishte bërë të ditur nëpërmjet Facebook-ut se nuk ishte në formën e saj optimale për shkak të një dëmtimi në tendinë.

Gega është atletja më e suksesshme shqiptare në këto vitet e fundit, pasi pak kohë më parë ajo u shpall nënkampione Europe në këtë disiplinë.

Aktualisht po garojnë atletet e baterisë së tretë e më pas do të përcaktohen finalistet e 15 gushtit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...