13 Gusht 2016 - 13:05
Shkaku i lëndimeve, anglezi sezonin e kaluar realizoi vetëm 14 paraqitje në Premier Ligë. 26-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Arsenalit, por në përgjithësi ai ka thënë se nuk është i shqetësuar me numrin e lëndimeve.
“Nuk e di nëse ka shumë njerëz që janë përballur me gjërat që i kam përballuar edhe ende përballem edhe sot, por unë mbetem pozitiv”, ka thënë Sturridge.
“A jeni i talentuar? A e pëlqejnë njerëzit lojën tuaj? A i kënaqni fansat? I bëj këto gjëra. Jam i lumtur me mënyrën se si ka shkuar karriera ime deri më tani. Ka ende gjëra për të fituar. Dua të njihem si lojtari më i mirë në ligë”, ka shtuar ai.
“Nuk mërzitem për lëndimet. Ndonjëherë duhet t’i pranoj. Zoti ma dha këtë trup dhe shumë talente, prandaj duhet të vazhdoj rrugën me qetësi”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...