13 Gusht 2016 - 10:23
Kuqezinjtë e Prishtinës, janë përgatitur dhe mobilizuar mjaft mirë për sfidat e reja që nisin më 20 gusht. Flamurtarasit të prirë nga trajneri Jusuf Tortoshi, tashmë ndodhen në fazën finale të përgatitjeve.
Ky klub më emër të madh në futbollin tonë, pas pesë viteve si asnjë herë më parë janë mobilizuar që të rikthehen në elitën e futbollit të Kosovës.
Kryetari i KF Flamurtarit, Ymer Ademi i ka thënë KosovaPressit se janë organizuar dhe përgatitur mjaft mirë për kampionatin e ri. Ai tha se përveç përforcimeve në skuadër, klubi nga ‘Xhemail Ibishi’, ka bërë disa ndryshime edhe në terren si dhe janë bërë ndryshime pozitive në administratën brenda klubit, ndryshime që sipas Ademit kërkohen nga FIFA e UEFA.
“Ndryshime në klub jemi duke i bërë disa rregullime në infrastrukturë, rregullimin e fushës, pastrimin, zgjerimin prapa fushës, rregullimin e disa rrjetave rreth fushës për siguri të mos humbjes së topave, zhveshtoret, rregullimin e tribunave, ndërsa tek klubi nuk kemi bërë ndonjë ndryshim, trajneri ai është ai që ka qenë, ndërsa te lojtarët kemi bërë disa përforcime dhe po presim edhe nja dy përforcime. Jemi të bindur se do të mund të kthehemi në Superligë, por duhet ta ceki edhe këtë se Flamurtari sivjet edhe duke bërë kontrata më lojtarët. Po i bëjmë disa ndryshime administrative brenda klubit sipas procedurave që i ka FIFA e UEFA. Kemi angazhuar avokat dhe jemi duke bërë një statut, duke ia përshtatur rregullave të UEFA-së dhe FIFA-së, duke i bërë pagesat të cilat do të shkojnë përmes bankave, lojtarët duke i futur në pagesat e tatimeve të sigurimeve pensionale dhe mendojmë që sivjet të fillojmë më rregullsi në administrative e cila kërkohet sipas rregullave të UEFA-së”, ka thënë Ademi.
Ndërkaq, Shefi i Shtabit Teknik i Flamurtarit, Jusuf Tortshi thotë se është i kënaqur më punën që është bërë gjatë përgatitjeve. Tekniku prishtinas thotë se Flamurtari është pretendent kryesor në garën për kreun e tabelës. Jusufi thotë se këtë herë skuadra e tij e synon rikthimin në elitë pa barazh.
“Flamurtari është pretendent në Ligën e Dytë çdo vjet për kampion, qysh e dini në dy sezonet e fundit nuk ia dolëm, nuk patëm fat në thonjëza, në play-off humbëm me penallti dy herë, por ato sene janë të kaluara, janë lënë pas. Jemi duke u përgatitur mjaft mirë, kështu që gjithçka është në rregull në klub, është një organizim edhe më i mirë sivjet, kështu që kemi edhe disa përforcime, por gjatë kampionatit do të shihen sa do të jenë të suksesshme ato përforcime, nuk do të thotë që ndërkohë nuk do të marrim edhe ndonjë lojtarë, por po mundohemi të forcohemi, sidomos kah ana e sulmuesve, ende jemi duke kërkuar sulmues, kështu që do të jemi të përgatitur për fillimin e kampionatit. Ky Flamurtar çdo vjet premton, por edhe për sivjet premton suksesin, por qind për qind hyrjen në Superligë nuk mundet askush të premton, por ne do të mundohemi, sepse barazhi na u gërditë dhe do të mundohemi që direkt të kualifikohemi për Superligë”, ka theksuar Tortoshi.
Optimist se Flamurtari do të bëhet pjesë e skuadrave elitare, është shprehur edhe kapiteni i kësaj skuadre, Korab Hasani. Sipas tij, Flamurtari në edicionin e ri të garave do të jetë ndryshe nga kampionatet e kaluara. Hasani beson se Flamurtarit ka potencial të mjaftueshëm të arrijë objektivat e klubit.
“Ma merr mendja do të jetë një Flamurtar pak më ndryshe së në dy vitet e kaluar. Është një riorganizim i kryesisë, janë duke punuar pak më shumë për të pasur një ekip ma afate-gjatë për më mbajte barrën kryesore dhe të mos na përsëritën ato dy vitet e kaluar. Ma merr mendja se prej se kemi rënë nga liga, para pesë viteve, e kemi ekipin, ku 85 përqind janë lojtarët e njëjtë, ku edhe kemi marrë disa përforcime si Boshnajku si dhe disa lojtarë që kanë luajtur në Superligë, dhe ma merr mendja do të jetë një Flamurtar shumë më ndryshe së viteve të kaluara”, ka pohuar Hasani.
Ai ka shtuar se asnjë skuadër e Ligës së Parë nuk ka bërë përforcime më të mëdha së Flamurtari. Sipas Hasanit, Flamurtari dhe Vëllaznimi do ta kenë fjalën kryesore në Superligë, por sipas Hasanit “nuk duhet harruar as KEK-un, Istogun e Vëllaznimin”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...