Majlindës i rezervohet parakalim me autobus të hapur në shesh

13 Gusht 2016 - 09:53      

Pritje e ngrohtë pritet t'i bëhet Majlinda Kelmendit pas kthimit në atdhe, shkruan sot Koha Ditore.

Xhudistja që bëri histori, të shtunën (sot) në mbrëmje, sipas orës në Rio, do të niset për në atdhe, ndërsa në Kosovë do të mbërrijë të dielën pasdite.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është marrë të premten me organizimin e pritjes për Kelmendin dhe ekipin e Kosovës në xhudo.

Majlinda Kelmendi të dielën e kaluar bëri histori, duke fituar medaljen e artë olimpike në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike, ngjarjen më të madhe sportive. Ajo doli kampione në kategorinë deri 52 kilogramë në xhudo.

Tek e arta arriti falë katër fitoreve ndaj xhudistëve të tjera elitare të botës. Titullin olimpik, 25-vjeçarja nga Peja ua ka bashkuar dy titujve të botës dhe dy të Evropës që i ka fituar më herët. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...