Musa Hajdari nuk arrin synimet në Rio

13 Gusht 2016 - 09:34      

Atleti Musa Hajdari ka mbyllur garën e tij në Lojërat Olimpike, pa arritur synimet që kishte. Ai kishte dy synime: të përmirësonte rekordin dhe të kualifikohej në gjysmëfinale të garës në vrapim 800 metra. Hajdari mbeti jashtë gjysmëfinales dhe nuk arriti kohën e tij më të mirë.

Atleti 28-vjeçar garoi të premten në Lojërat Olimpike "Rio 2016". Ishte pjesë e baterisë së parë, prej shtatë sa ishin gjithsej. Garën në baterinë e parë e mbylli i fundit (8), por ndërkohë është diskualifikuar atleti nga Bahrejni dhe Hajdari u rendit i shtati në baterinë e parë. Koha e tij ishte 1:48.41 minuta, shkruan sot Koha Ditore.

Hajdari, që është pjesë e klubit Rogana, synim e kishte të vraponte për më pak se 1:47 minuta, ndërsa synim tjetër që e vlerësonte më të vështirë, e kishte gjysmëfinalen. Rekordi i tij, që është edhe i Kosovës, është 1:47.70 minuta, që e vendosi vitin e kaluar në botërorin e mbajtur në Pekin të Kinës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...