Pensionohet Phelps, atleti më i dekoruar në historinë e Lojërave Olimpike

13 Gusht 2016 - 08:35      

Michael Phelps ka konfirmuar se të shtunën do të garojë në Olimpiadë për herë të fundit në karrierë para se të pensionohet nga noti.

31-vjeçari, atleti më i dekoruar në historinë e Lojërave Olimpike – ishte pensionuar pas “Londra 2012”, por tërhoqi vendimin e tij dy vjet më vonë për të garuar në Rio.

Vendimi i rikthimit ka qenë i frytshëm pasi ai fitoi katër medalje të arta dhe një të argjendtë në Rio. Ai në total ka fituar 27 medalje olimpike, përfshirë 22 të arta.

Phelps do të garojë për medaljen e fundit të artë të shtunën si pjesë e ekipit amerikan për garën 4x100 metra stil i përzier, transmeton Koha.net.

“Kam përfunduar”, ka thënë ai. “Chad [le Clos] më pyeti për këtë dhe ekipi po këndonte ‘edhe katër vjet tjera’. Kështu vepruan edhe në Londër. Djemtë në stilin e lirë më thanë edhe katër vjet. Jo. Nuk do ta shtyj për katër vjet dhe qëndroj pas këtij vendimi”.

“Kam arritur çdo gjë që kam menduar në këtë sport. Jam qe 24 vjet në gara, jam i lumtur se si kanë përfunduar gjërat. Po e mbylli derën në këtë sport ashtu siç dëshirova dhe jam i lumtur për këtë”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...