Hasani: Federatat vendosën se kush duhet të shkojë në Rio

13 Gusht 2016 - 00:09      

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, për grupin “Koha”, ka folur për vendimin që në vend të trajnerëve në Lojërat Olimpike të jenë selektorët e sportistëve.

Garuesi kosovar në not nuk ka pasur trajner. Me të në “Rio 2016” kishte udhëtuar selektori, kurse për shkuarjen e tij Hasani ka thënë se Federata e Notit kishte vendosur.

“Noti nuk ka pasur trajner, një sfidë me të cilën është ballafaquar bordi ekzekutiv ka qenë a duhet të vijë trajneri apo përzgjedhësi. Gjithmonë na kanë thënë se kjo varet nga Federata. Ne nuk kemi vendosur se kush do të udhëtojë nga trajnerët”, ka thënë Hasani.

“Federatat kanë vendosur vetë, ne kemi respektuar vendimin e tyre. Unë besoj shumë që puna e trajnerit është në ciklin katërvjeçar, unë besoj se rëndësia e trajnerit në momente vendimtare është e nevojshme. Në të ardhmen Federatat duhet t’u japin përparësi trajnerëve dhe besoj se ata duhet të jenë prezent”, ka thënë ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...