Kuka: Të huajt kanë thënë se Majlinda është storia më e mirë e të gjitha kohërave

12 Gusht 2016 - 23:47      

Driton Kuka, trajneri i kampiones olimpike, botërore e evropiane në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka folur ekskluzivisht për Grupin KOHA në Rio të Brazilit.

Ai ka thënë se Majlinda Kelmendi ka dëshmuar që nuk është vetëm kampione e Kosovës, por e gjithë botës, transmeton Koha.net.

Kuka, gjithashtu, ka thënë se gazetarët e huaj i kanë thënë Kelmendit se është storja më e mirë e suksesit në të gjitha kohërat.

Trajneri Kuka ka folur edhe për bashkëpunimin KOHA, për të cilin ka thënë se ka qenë shumë domethënës.

“Falënderoj shumë Grupin KOHA, e gjithashtu kërkoj falje që para garës nuk jemi prononcuar ngaqë nuk kemi dashur që të përsëritet Londra (Londra 2012). Ju keni qenë shumë bashkëpunues dhe ky bashkëpunim ka qenë shumë domethënës”, ka shtuar Kuka, i cili në fund tha se xhudo duhet të jetë interes kombëtar dhe se autoritetet e kanë lënë sportin mbrapa, duke filluar që nga niveli komunal.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...