Kelmendi: Nuk do t’ia falja vetes nëse medalja do të shkonte për një popull që s’flet shqip

12 Gusht 2016 - 23:41      

Kampionia Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka thënë se nuk do t’ia kishte falur vetes nëse medalja e artë olimpike do të shkonte për një vend që nuk flet shqip.

Në një intervistë për grupin KOHA, Kelmendi ka thënë të ketë refuzuar miliona për të përfaqësuar shtete tjera, mirëpo ka shtuar se synimi i saj ishte të përfaqësonte vetëm Kosovën.

“Unë kam refuzuar oferta milionëshe. Nuk ia kisha fal vetes nëse kjo medalje do të kishte shkuar për një popull që nuk flet shqip. Gëzohem për Kosovën sepse i kemi treguar se jemi popull me vlerë”, ka thënë Majlinda Kelmendi.

Majlinda pas fitores kishte telefonuar prindërit. Ajo ka treguar se babai i saj ishte i zbehtë në fytyrë kurse nëna merr hapa për qetësim sa herë që garon Majlinda.

“Natën që jam kthyer nga gara kam qenë në fshatin olimpik. I kam telefonuar prindërit dhe babai pak i zbehtë në fytyrë e nëna merr hapa për qetësim sa herë që garoj”, ka thënë ajo.

“Jam munduar ta shijojë çdo minutë, kam pasur shumë intervista, mirëpo kur merr medalje të artë zakonisht shkon kështu”, ka shtuar Majlinda.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...