Vjen ballafaqimi i parë sportiv mes Kosovës dhe Serbisë

12 Gusht 2016 - 23:37      

Të shtunën me fillim nga ora 17:30, kampioni aktual i Kosovës në streetball, Che Bar, do ta hapë edicionin e 5-të të Bucharest Challenger duke u përballur me ekipin numër një në botë , Novi Sad Al Wahda nga Serbia.

Che Bar e përbërë nga Fikret Shatri, Finsik Juniku, Albatrit Berisha dhe Etnik Peci, sot kanë udhëtuar për në Rumani ku të shtunën dhe të dielën do të marrin pjesë në Raiffeisen Bucharest Challenger 2016, transmeton Koha.net.

Favoritët kryesor për titull kampioni në Bucharest janë edhe rivalët nga Serbia, skuadra Novi Sad Al Wahda dhe skuadra Ljubljana.

Skuadra serbe e udhëhequr nga lojtari numër një në botë, Dushan Domoviq Bulut, në përbërje ka edhe tre lojtarë të tjerë që janë të rangut në mesin e top 5 lojtarëve më të mirë në botë, kurse skuadra Ljubljana e udhëhequr nga Jasmin Hercegovac që është lojtari numër katër në botë, në përbërje ka edhe tre lojtarë të tjerë që rangohen si numër 6, 7 dhe 8.

Skuadra Che Bar, sivjet për herë të tretë rresht përfaqëson Kosovën në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare. Che Bar do të garojë në grupin A, kundër skuadrës numër një në botë: Novi Sad Al Wahda, si dhe dy top skuadrave rumune, Team Bucharest që është kampione e shumëfishtë e shtetit dhe Scoala Veche, ekipi që ka dominuar sivjet skenën e streetballin rumun.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...