Foto: Reuters

Lajm i keq për Shqipërinë nga “Rio 2016”

12 Gusht 2016 - 22:20      

Ajo është sportistja e vetme që mban me shpresa Shqipërinë për një medalje olimpike në Rio de Janeiro, por në prag të garimit të saj në garën e 3.000 metrave me pengesa, atletja nënkampione e Europës, Luiza Gega, vijon të ketë probleme me tendinën e Akilit.

Probleme këto që i kushtëzojnë asaj formën optimale në këtë olimpiadë, transmeton top-channel.

Nga sa raportohet, 28-vjeçarja i është nënshtruar një terapie intensive për të eliminuar sa më shumë të jetë e mundur dhimbjet, që i janë rikthyer pas stërvitjeve intensive në Rio, edhe pse gjatë stërvitjes në Dardhë të Korçës dukej se gjithçka po lihej pas.

Luiza Gega do të jetë një nga 56 atletet që do të garojnë në 3.000 metra me pengesa, ku konkurrenca është shumë e fortë. Rekordmenia e Shqipërisë pritet të zbresë në pistë sipas programit në orën 15:05, pasi bën pjesë në baterinë e parë kualifikuese.

Nëse do të kualifikohet në finale, Luiza Gega do të tentojë zonën e medaljeve në garën që do të zhvillohet më 15 gusht.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...