12 Gusht 2016 - 22:20
20-vjeçari më parë kishte në fanellë “Alli” me numrin 20, por ka thënë se nuk ndjen ndonjë lidhje të veçantë me këtë emër. Ky emër u largua nga familja e tij nga mosha 13-vjeçare.
“Doja një emër në fanellë që përfaqësonte atë që jam dhe e ndjej se nuk kisha lidhje me mbiemrin Alli”, ka thënë mesfushori i Spurs.
“Ky është vendim që e kam marrë pas shumë diskutimeve me familjen”.
Nëna e Allit, Denisa e braktisi djalin në moshën 13-vjeçare derisa ajo po luftonte kundër alkoolizmit. Përfaqësuesi anglez u adoptua nga çifti, Alan dhe Sally Hickford, të cilët ai i quan prindër adoptues edhe pse zyrtarisht nuk ishte i adoptuar, transmeton Koha.net.
“E dija se kjo ishte e vetmja mënyrë për të realizuar ëndrrën e tij që të bëhej profesionist”, kishte thënë nëna Denise për The Sun gjatë muajit janar.
“Ishte e vështirë ta braktisja djalin tim, por kjo ishte shpëtimi i tij. I falënderohem për ato që ka arritur”.
Babai i Allit, Kenny Alli, është nigerian dhe jeton në Amerikë. Ai u nga nga Denise pak javë pas dasmës, e cila u realizua para se të lindte ylli i Spurs në prill të vitit 1996.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...