Mourinho: Januzaj është në planet e mia

12 Gusht 2016 - 16:41      

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka insistuar se Adnan Januzaj mbetet në planet e tij përkundër huazimit te Sunderlandi.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova në sezonin 2013-14 befasoi me paraqitjet e tij të mira, por që prej asaj kohe ai dështoi të gjente një vend në ekipin e ish-menaxherit Louis van Gaal.

Januzaj edhe një herë është huazuar, por Mourinho ka konfirmuar se anësori ka të ardhme në Old Trafford.

“Ai i përshtatet planeve të mia. Prandaj e kam huazuar te një klub i Premier Ligës. Nëse nuk do të ishte në planet e mia, do ta dërgoja te Borussia Dortmundi, ku nuk do të luante asnjë ndeshje”, ka thënë Mourinho.

“Është i talentuar. Por në të njëjtën ekip me Martialin, Memphisin, Youngin, ai nuk do luante shumë ndeshje. Nuk u treguam egoistë me të. Menduam për lojtarin. Lejoni të luajë. Përcilleni lojërat e tij. Ai është me menaxherin që e pëlqen shumë, por ne e duam në ekip”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...