Musa Hajdari përfundon garën i fundit [video]

12 Gusht 2016 - 15:17      

Musa Hajdari është eliminuar nga gara e atletikës ku mori pjesë në shtegun 800 metra vrapim.

Hajdari i cili ishte pjesë e baterisë së parë në korsinë e shtatë, mbërrijti i fundit në cak me kohën 1 minutë, 48 sekonda e 41 të qindtat.

Kampioni i Kosovës pati konkurrencë mjaftë të fortë. I pari në këtë garë doli Ajanleh Suliman nga Djibouti me kohën 1 minutë 45 sekonda e 48 të qindtat, ndërsa në vendin e dytë u rendit boshnjaku Amel Tuka.

Kujtojmë se koha më e mirë e Hajdarit mbetet 1 minutë 47 sekonda e 70 të qindtat, të cilën e vendosi vitin e kaluar në Pekin, në botërorin e atletikës.

Ndërkohë, sportistja e vetme e mbetur që do ta përfaqësojë Kosovën është Vijona Kryeziu e cila do të garojë nesër në 400 metra vrapim.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...