12 Gusht 2016 - 14:35
Basketbollisti amerikan, i cili është pagëzuar nga mediat me pseudonimin Mbreti James dhe me titullin e fundit të fituar me Klivlend, konfirmoi përmes një videoje se do të vazhdojë karrierën te skuadra e Kavalierëve, transmeton tch.
Lebron rifirmos me kampionët në fuqi të kampionatit më të fortë në botë në basketboll dhe këtë e bën në mënyrë domethënëse. Sportisti lidhet ligjërisht pas markës së Ohajos me një marrëveshje 3-vjeçare nga e cila do fitojë 100 milionë dollarë.
Kështu gjiganti James hyn në ranglistën e kufizuar të lojtarëve me një kontratë mbi 30 milionë dollarë në sezon, që para kësaj firme përfshinte legjenda të tjera si Michael Jordan e Kobe Bryant.
James është tre herë kampion i NBA, tre herë MVP i finales, sportisti i vitit në 2012 dhe ka fituar edhe shumë trofe të tjerë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...