12 Gusht 2016 - 12:33
34 vjeçi iu bashkua Manchester unitet në fillim të kësaj vere, ndërsa do të debutojë në ligën angleze kundër ekipit të Bournemouth.
Ish - futbollisti i Barcelonas dhe Paris Saint-Germain është akuzuar për arrogancë në të kaluarën, pasi ka bërë deklarata si “kupa e botës pa mua nuk shikohet” e “Nuk besoj se mund të shënoni gola spektakulare si Zlatan as në video lojëra”.
Por Ibrahimoviq insiston se ai realisht është një preson i dedikuar familjar dhe vetëbesimi i rij duhet të shikohet si forcë.
Ai në një intervistë për skysport tha: Unë jam person normal, njerëzit mendojnë se unë jam një djalë i keq, jam kjo apo ajo...njerëzit janë kurioz të dinë se si është Zlatani”, transmeton koha.net.
“Unë nuk besoj se jam arrogant ashtu si mendojnë njerëzit. Unë kam vetëbesim. Unë besoj në vete. Kjo nuk është arrogancë. Unë besoj se kjo është forcë individuale në qeniet njerëzore”.
“Unë kam vetëbesim dhe kam një vizion, i bëj të gjitha dhe punoj shumë për këtë”, ka shtuar ai.
“Unë nuk besoj se kjo është arrogancë”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...