12 Gusht 2016 - 12:03
Stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti” sot e ka vizituar kryetari i Komunës së Podujevës, z.Agim Veliu. Ai me këtë rast u shpreh i kënaqur që punimet kanë arritur në fazën finale dhe ofroi përkrahjen e parezervë të ekzekutivit komunal kompanisë punëkryese, që stadiumi të jetë i gatshëm në fillim të kampionatit.
Siç u shpreh kryetari Veliu, renovimi i fushës dhe rrethojave është pjesa e parë e projektit për renovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”, ndërsa në pjesën e dytë të projektit do të ndërtohen tribunat dhe do të renovohen objektet përcjellëse.
Renovimi i stadiumit të qytetit “Zahir Pajaziti” është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...