12 Gusht 2016 - 10:11
Shenjëtari nga Kuvajti ka mposhtur të mërkurën italianin Marco Innocenti në garën e shënjestrave lëvizëse, ku hedhen dy shënjestra përnjëherë.
Ai më herët kishte fituar të bronztën në "Sydney 2000" dhe po ashtu në "Londra 2012".
Al-Deehani 49-vjeçar, është një nga nëntë sportistët që po garojnë si Sportist të Pavarur Olimpik (IOA) në "Rio 2016'.
Rreshteri i ushtrisë është detyruar të garojë si neutral pasi Komitet Olimpik i Kuvajtit është suspenduar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), për shkak të ndërhyrjes së qeverisë në sport.
Është hera e parë që një atlet i pavarur ka fituar medalje olimpike që nga "Barcelona 1992", kur u fituan në shenjëtari një e argjendtë dhe dy të bronzta. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...