Brazili gjen ritmin kur i duhet më së shumti

12 Gusht 2016 - 13:01      

Pas dy ndeshjeve pa shënuar gol dhe pasi është fishkëllyer nga tifozët e vet, përfaqësuesja e Brazilit në futboll të meshkujt, ka gjetur golin në Lojërat Olimpike "Rio 2016" të mërkurën mbrëma, duke shënuar katër herë në fitoren 4:0 ndaj Danimarkës në xhiron e fundit të fazës së grupeve. Me këtë fitore siguroi kalimin tutje, shkruan sot Koha Ditore.

Brazili, që kurrë nuk ka fituar medaljen e artë olimpike në futboll të meshkujve, në turneun e futbollit në "Rio 2016" u fut si favorit, por futbollistët brazilianë u kritikuan ashpër pas barazimeve pa gola kundër Afrikës së Jugut dhe Irakut.

Mirëpo, fitorja ndaj Danimarkës, që siguroi vendin e parë në Grupin A dhe përballjen çerekfinale me Kolumbinë në Sao Paulo të shtunën, mund të jetë start i ri, ka thënë sulmuesi brazilian Gabriel Jesus. "Do të gënjeja nëse nuk them se ishte çlirim. Isha në presion, jo vetëm pasi nuk kisha shënuar, por pasi skuadra nuk kishte shënuar.

Por, kemi luajtur mirë dhe i kemi merituar tri pikët. Ka qenë më e lehtë kësaj radhe. Kemi gjetur golat, diçka që nuk e bëmë në ndeshjet e kaluara...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...