12 Gusht 2016 - 12:02
Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit nuk i janë përgjigjur kërkesës së gazetës për të zbuluar emrat e zyrtarëve që kanë udhëtuar në Rio për të parë Lojërat Olimpike.
Me përjashtim të futbollit dhe boksit, garat në Lojërat Olimpike paraqesin nivelin më të lartë të mundshëm për të gjitha sportet olimpike. Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike paraqet realizim të ëndrrës për shumicën e sportistëve nëpër botë.
Kosova për herë të parë po paraqitet në Lojërat Olimpike që po mbahen në Rio të Brazilit. Tetë sportistë kosovarë, duke përfshirë këtu edhe Majlinda Kelmendin që ishte edhe në "Londra 2012", po realizojnë ëndrrën për të garuar në ngjarjen më të madhe sportive.
Numri prej tetë sportistëve është i vogël kur merret për bazë numri i zyrtarëve që kanë udhëtuar për në Rio. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...