12 Gusht 2016 - 08:58
Thotë se çdo notar profesionist ka trajnerin personal me vete, e do të duhej ta kishte edhe ai, por nuk e pati. Zhaveli doli i shtati në baterinë me tetë notarë, me kohë 24.53 sekonda. "Nuk është rezultati që e kam shpresuar e për të cilin jam angazhuar. Do të doja të notoja më shpejt. Synimi ishte të përfundoja nën 24 sekonda", ka thënë ai për gazetën.
Kur ka bërë udhëtimin më të shkurtër nga kosovarët për në Rio, nga SHBA-ja, notari Lum Zhaveli, ka ardhur me entuziazëm e shpresa të mëdha.
Entuziazmin e krenarinë nuk e ka humbur, por rezultati i garës së tij e ka zhgënjyer.
Zhaveli të enjten pasdite është bërë sportisti i gjashtë që është paraqitur për Republikën e Kosovës në debutimin historik në Lojërat Olimpike "Rio 2016". Ai ka qenë pjesë e baterisë së pestë në garën 50 metra stil i lirë. Nga 8 garues aty, ka përfunduar i shtati me kohë 24.53. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...