Kush është 17-vjeçari kroat që dizajnoi fanellën e Gurit

11 Gusht 2016 - 21:35      

Qëndrim Guri është njëri nga tetë përfaqësuesit e parë të Kosovën në Lojëra Olimpike, që këtë vit po mbahen në Rio të Brazilit.

Ai ishte i vetëm në çiklizëm. Ndërsa sukses i Gurit, mund të konsiderohet vetëm pjesëmarrja ngaqë ai nuk arriti të përfundojë fare garën, transmeton Koha.net.

Megjithatë Guri kishte një fanellë të bukur dhe me ngjyra të flamurit të Kosovës, verdhë dhe kaltër. E këtë fanellë e ka dizajnuar një 17-vjeçar nga Spliti i Kroacisë.

Tomislav Pusiq ka realizuar ëndrrën e tij duke qenë pjesëmarrës në Lojëra Olimpike, jo duke garuar, por duke qenë i përfaqësuar nga puna e tij.

“Nëse nuk jam në Rio, atëherë një pjesë e imja është atje”, ka thënë ai.

I riu Pusiq tregon se si erdhi ky bashkëpunim me përfaqësuesit e Federatës së Çiklizmit në Kosovë.

“Ky bashkëpunim ka ardhur ashtu pasi unë kam kritikuar fanellën e Përfaqësueses së Kosovës në forume, ngaqë ata e kishin fanellën shumë të thjeshtë. Ishte vetëm e bardhë dhe pa ndonjë karakteristikë të veçantë të shtetit. Duke e ditur se secili shtet ka diçka të veçantë, unë vendosa që t’i ndihmojë kosovarët duke e dizajnuar këtë fanellë. Kryetari i Federatës, Avni Nuhiu ra dakord dhe për një javë u projektua e gjitha”, tha i riu kroat për mediet e Kroacisë.

Ndër gjërat më interesante të këtij tregimi është se Pusiq ka pasur ëndërr të jetë pjesë e Olimpiadës, e kur ka bërë dizajnimin e fanellës nuk ka qenë e sigurtë nëse Kosova do të ketë përfaqësues të çiklizmit në Rio, dy muaj më parë.

 

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...