11 Gusht 2016 - 21:14
Klubi bardhekaltër pas disa transferimeve ditëve të fundit ka njoftuar se reprezentuesi i Shqipërisë ka konfirmuar për klubin se do të qëndrojë akoma në kryeqytet.
“Reprezentuesi shqiptar dhe fituesi i tripletës me ne gjatë edicionit të kaluar, Gerti Shima, sot u takua me drejtorin e klubit, Luan Malokun në Tiranë, ku edhe u rikonfirmua qëndrimi dhe besimi i tij ndaj KB SIGAL Prishtina. Gerti Shima kishte nënshkruar kontratë 2.5 vjeçare me klubin tonë edicionin e kaluar dhe fitoi çdo kupë ku ai garoi me ne. Shihemi së shpejti, Gerti! Suksese në kualifikime me Shqipërinë! Nesër një emër i ri!”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...