FIFA publikon renditjen e gushtit, Shqipëria ruan vendin 37

11 Gusht 2016 - 16:03      

Kuqezinjtë e De Biazit nuk kanë lëvizur asnjë pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin gusht, duke mbetur të 37-tët në kuotën e 739 pikëve.

Shqipëria lë pas përfaqësuese të tilla si Rusia, Irani, Suedia, Senegali e Paraguai, ndërsa sheh para saj përfaqësuese si Çekia, Gana apo Bregu i Fildishtë.

Dy ndeshjet e radhës për “shqiponjat” janë miqësorja e gushtit ndaj Marokut, si dhe përballja e Eliminatoreve “Rusi 2018” me Maqedoninë, që do të luhet më shtator.

Sa i takon kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin G të eliminatoreve të Kupës së Botës, Spanja pozicionohet në vendin e 8-të në renditjen e FIFA-s, Italia në vendin e 10-të, Izraeli shumë më poshtë se kuqezinjtë në vendin e 76-të, Maqedonia e 138-ta ndërsa Litenshtejni i 182-ti. Renditja vijon të udhëhiqet nga Argjentina e ndjekur nga Belgjika dhe Kolumbia.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...