Klubi spanjoll e dëshiron Matan me çdo kusht

11 Gusht 2016 - 12:16      

Villarreali është i vendosur që të sigurojë shërbimet e Juan Matas nga Manchester Unitedi.

“Nëndetësja e Verdhë” është duke u përforcuar në sulm para fillimit të sezonit, por lëndimi i sulmuesit Roberto Soldado ka shtyrë drejtuesit e klubit që të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Ata besojnë se Mata, i cili nuk do të zë vend në formacionin bazë të Jose Mourinhos, do të jetë një përforcim i vlefshëm për ekipin.

Spanjolli shihet si opsion i përkryer që të luajë prapa sulmuesve dhe për këtë pozitë janë edhe lojtarët Alexandre Pato, Cedric Bakambu dhe Nicola Sansone.

Villarreali do të tentojë transferimin e tij në formë huazimi, me mundësi blerje në fund të sezonit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...