Houllier: Unitedi nuk është klub, por fabrikë

10 Gusht 2016 - 13:51      

Ish-menaxheri i Liverpoolit, Gerard Houllier, ka pohuar se Manchester United ka humbur identitetin si klub, duke u shndërruar në fabrikë, pas transferimit rekord të Paul Pogbas.

Unitedi bleu mesfushorin e Juventusit për 105 milionë euro, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

“Shuma e transferimit ka një anë të errët”, ka thënë Houllier për L’Equipe. “Mund të bëhet problem shkaku i personalitetit të lojtarit, i cili nuk duhet të jetë në presion. Për këtë arsye është i rëndësishëm diskursi i menaxherit”.

“Manchester Unitedi ka të ardhura të jashtëzakonshme. 120 milionë euro në pesë vjetët e fundit? Kjo i bie 25 milionë për sezon. Është e arsyeshme kur ju keni një buxhet mbi 500 milionë euro sepse Man U shet dhe blen çdo afat kalimtar rreth 50 milionë euro”, ka shtuar ai.

“Nuk është më klub. Është fabrikë”, ka thënë veç të tjerash ish-trajneri i Liverpoolit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...