10 Gusht 2016 - 09:25
Shtetet si Kosova, Zelanda e Re, Mongolia dhe Australia janë forcë dominuese kur medaljet e fituara maten për kah numri i banorëve, raporton medalspercapita.com.
Kosova është në krye të listës pasi ylli Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë të artë olimpike në xhudo, transmeton Koha.net.
Kosova, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, ka vetëm 1.8 milion banorë. Kjo i bie një medalje për këta 1.8 milion banorë.
Sllovenia me një medalje dhe Zelanda e Re me dy medalje, pozicionohen në vendin dy dhe tre.
Australia është e gjashta në tabelë me tetë medalje. Kjo do të thotë se ky shtet ka fituar një medalje për çdo 2,972,646 australianë.
Fuqitë botërore si SHBA-të dhe Kina janë në fund të kësaj liste. Amerika ka 324 milionë banorë dhe kjo do të thotë një medalje për çdo 15,305,658 amerikanë.
Kina numëron 1.3 miliard banorë. Kjo do të thotë një medalje për çdo 91,414,666 njerëz.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...